Monday, October 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Hodhën shishe uji e vezë në drejtim të Ramës, ‘Etika’ përjashton për...

Hodhën shishe uji e vezë në drejtim të Ramës, ‘Etika’ përjashton për 60 ditë Bardhin dhe Balliun

0
9

Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e PS dhe ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Ishte mazhoranca qeverisëse që kërkoi marrjen e masave për dy opozitarët, të cilët hodhën shishe uji e vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të tjerë të kabinetit e deputetëve gjatë seancës së 8 tetorit kur u votua dhe reforma e re territoriale.

Opozita ishte kundër propozimit të Partisë Socialiste. Gjatë procesit të votimit, deputetët e opozitës u revoltuan nga prania e kryeministrit Edi Rama në sallë e më tepër nga ajo e ish numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila u paraqit për të ngritur kartonin pro draftit të PS.

Zjarr Tv Ad