Wednesday, October 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne!”, studentët shpalosin banderolën te Politekniku

“Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne!”, studentët shpalosin banderolën te Politekniku

0
5

“Rroftë rinia e lirë, fundi i Katovicës. Sot vendosim ne!” është mesazhi i banderolës së shpalosur sot nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku ka nisur protesta e tyre, e mbështetur edhe nga pedagogët.

Tubimi zhvillohet ndërsa Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe kërkesat e tyre.

Studentët kundërshtojnë dialogun e propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

Pedagogët i janë bashkuar protestës në mbështetje të të rinjve, ndërsa bojkoti i shpallur nga sindikata vijon deri në një njoftim të dytë.

Zjarr Tv Ad