A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama flet për herë të parë lidhur me akuzat e kryebashkiakut

Share

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës i cili përmes letrave nga qelia pretendon se kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen me pretekstin se fshihet pas organizimit të protestave të zhvilluara në Tiranë. Në krah të ambasadores së BE në Tiranë përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje Rama e nisi  me një koment për progres raportin ndërsa akuzat i injoroi duke i quajtur si “zhurmat  e makinave që shkojnë e vejnë në bulevard”.

Pyetje: Duke përdorur fjalët tuaja yjet vijojnë të jenë të rreshtuara mirë për Shqipërinë prej javësh ka protestë dhe luftë të hapur brenda familjes tuaj politike ku kryebashkiaku i Tiranës nga qelia e paraburgimit iu akuzon për internim…a e keni kërcënuar Veliajn dhe a mendoni se Veliaj është pas protestave?

Raporti i progresit është pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në cfarë forme është qeveria lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë një dëftesë që mua më gëzon sepse është shumë e qartë që Shqipëria ka bërë progres të madh të cilin për fat të kesh shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik.

Nga ana tjetër dua të them se qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë cdo ditë dhe kur them do ditë cdo ditë me pikërisht këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konferencë shtypi. Objektivi historik i bashkimit përfundimtar të vendit tonë me Europën dhe moslejimi i humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me shumë punë por dhe që është ndihmuar nga ai që unë e quaj rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëvce

Të tjerat janë si puna e zhurmave  të makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju

Read more

Local News