Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për Oltion Bistrin, dënohet me 7 vite e 4 muaj

Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht në total me 7 vite e 4 muaj heqje lirie.

Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta shpallin fajtor edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.

Apeli vendosi edhe konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 bizneseve dhe 1,3 milion euro.

Për të pandehurit e tjerë Edmond Prekën, Astmer Bilalin, Behar Bajrin dhe Xhevahir Litën lihen në fuqi dënimet e shkalles së parë.

Read more

Local News