Kërkoi të marri pjesë në Asamble, Balla-Veliajt: Përballjen me drejtësinë, bëje vetë!

Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste që do të zhvillohet të shtunën. Balla u shpreh se e konsideron Veliajn mik, por theksoi se përballja e tij me drejtësinë duhet të jetë personale dhe se PS nuk duhet të përfshihet në këtë proces.

Gjatë deklaratës së tij, Balla tha se Partia Socialiste nuk mund të shërbejë si mburojë për askënd që përballet me drejtësinë. Ai theksoi se kryebashkiaku duhet ta përballojë vetë këtë betejë, pa u fshehur pas simboleve dhe strukturave të partisë.

 “PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.

Read more

Local News