Çfarë i ka bërë Rama Çuçit?

Share

Nga Boldnews.al

Lajmi që po qarkullon dendur është se Grupi Parlamentar i PS-së përjashtoi Elisa Spiropalin nga çdo strukturë drejtuese, por lajm mbi lajmet është se përveç Erion Braçes edhe Bledi Çuçi abstenoi, një gjest i qartë kundër “vullnetit të të madhit”. Po ashtu emrat që munguan të cilët munguan nw votim dhe shkëlqyen me mospraninë e tyre ishin Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri. Tashmë duket se po përgatitet ndarja, por në një të ardhme jo aq të afërt.

Për Xhafajn, Gjiknurin dhe Braçen pritej ndonjë vickël e hedhur që prej kohësh e ndjejnnë veten të mënjanuar brenda pushtetit. Po shumë çudi bën kthimi i shpinës nga ana e Çuçit. Disa shenja janë të lexueshme që në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve kur diskutohej dhënie ose jo e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Në një nga fjalët e mbajtura, Çuçi mërmëriti për parimet dhe standardet që kishte vendosur PS që të mos bëhej mburojë e asnjë individi që do kishte përballje me drejtësinë.

Një telefonatë jo fort e këndshme i erdhi menjëherë dhe Çuçi su ndje më. Duke kruajtur mjekrën e tij gjatoshe u fut në të thella dhe dita i erdhi sërish. Ai i bëri një pyetje të papritur ministrit të drejtësisë, pastor Toni Gogut se mbi çfarë kriteresh ishte transferuar Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe nëse nuk kishte dijeni për këtë, duhej të jepte dorëheqjen.

Edhe vetë pastori shtangu, duke i kujtuar se nuk e priste atë qëndrim pasi mund t’i telefononte privatisht dhe të sqarohej, por Çuçi nuk u ndal. Së fundmi ai ka dalë kundër “vullnetmadhit” që jo vetëm e përjashtoi por Spiropalit i ka hedhur mbi shpinë edhe SPAK-un. Në këto ditë asaj i duhet mbështetje, por askush nuk mund të thotë se atë e priste nga Çuçi.

Të jenë rastësi tri qëndrime të njëpasnjëshme që shkojnë kundër vullnetit të atij të madhit, ku Çuçi ndan më shumë se pushtet? Si një “çun i lexuar” dhe njohës i mirë i financuesve ndërkombëtar të “shoqërisë së hapur”, duket se ka diçka më tej se parimet, pasi në atë parti të tilla nuk ka më. Çuçi është gati të prishë edhe “shoqninë e shpirtit” në këtë rrugë ku ecja krah për krah nuk duket gjëkundi.

Disa mund të mendojnë se nuk ka asgjë në mendje dhe në pjesën fundore do shkojë sërish në vathën ku një individ është edhe bari, edhe pronar edhe ujk, ndwrsa të tjerë mendojnë se Çuçi di diçka dhe po nuhat se ata ndërkombëtarët e “shoqnisë së hapur” janë zhgënjer së tepërmi me avitjen e Ramës kah pushteti i Trump. Fakt është se njeriu që ia ka parë hairin pushtetit, pa u ndiejrë hiç dhe pa u përballur kurrë po shfaqet si “mushka Tragjasit”, edhe pse kërkon të duket si “kali Trojës”.

Read more

Local News