Marco Rubio uron Shqipërinë për pavarësinë: Gëzojmë marrëdhënie të forta të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka përcjellë urimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në mesazhin e tij zyrtar, Rubio vlerëson marrëdhëniet e forta mes dy vendeve, të ndërtuara mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve. Ai gjithashtu vuri theksin te rëndësia e partneritetit strategjik në luftën kundër krimit dhe rritjen e sigurisë kibernetike.

“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet e paraqitura nga grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të adresuar kërcënimet kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike,” deklaroi Rubio.

Në përfundim të mesazhit, Sekretari i Shtetit shton:”Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.”

Read more

Local News