Nisin tensionet/ Prej më shumë se dy orësh në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Share

Episodet e para të tensionit janë shënuar në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Gjatë lëvizjes në bulevard, disa protestues kanë goditur me sende dhe mjete të ndryshme godinat e institucioneve përgjatë itinerarit të marshimit.

Situata është shoqëruar me momente tensioni, ndërsa protesta vijon drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të përqendrohet tubimi i qytetarëve.

Ngjarjet e para vijnë në një ditë kur qytetarët janë thirrur në protestë kombëtare, më 28 Nëntor, me kërkesa politike ndaj qeverisë.

Read more

Local News