Ministri i Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj ka dhene sot detaje nga rritja e pagave për një sere kategorish në vend, përfshirë, shëndetësine, arsimin, mbrojtjen, policët e burgjeve dhe trupi diplomatik i Shqipërisë.
Në një konference për mediat, Ahmetaj theksoi se draft buxheti i akorduar nga qeveria do të kalojë pasdite në Kuvend, për të kaluar në komisionet përkatëse me gjithë detajimet e nevojshme.
“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë. Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, -tha Ahmetaj.
Po ashtu Ahmetaj ndau me publikun edhe pritshmërisë e qeverisë për vitin që vjen, ndërsa shtoi se 2019-ta do të pësojë rritjen nga më të lartat në vendet e rajonit.
“Paketa fiskale që e shoqëron ky buxhet, reflekton vëmendjen e qeverisë ndaj qytetarëve. Qoftë për uljen e borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë edhe privatizimin e investimeve publike në favor të rritjes ekonomie. Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 përqind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon. Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar. Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri. megjithëse jemi duke ulur borxhin publik do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme prej 5 % të prodhimin të brendshëm bruto. qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë. në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë, borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %. Vitin tjetër do të jetë 6.4.9 %, që do të ulet për të lehtësuar barrën e borxheve të trashëguara në familjet shqiptare. Kemi ulur taksat”, tha ai.



