Falsifikoj ditëlindjen, përjashtohet 6 muaj nga futbolli

0
10

Sulmuesi i Jamshedpur  shënoi golin e barazimit përballë Bengaluru FC në tetor të këtij viti dhe në faqen zyrtare të Federatës Indiane shënohej mosha e tij, e cila korrespondonte me atë të një 16 vjeçari.

Por që nga ai gol i tij i famshëm, Federata e Futbollit të Indisë i ka dhënë atij një dënim prej gjashtë muajsh për mos dhënien e provave të sakta. Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga federata kombëtare e futbollit, AIFF tha se:

“Gjithë Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Indisë (AIFF) ka imponuar një pezullim gjashtë mujor për lojtarin e Jamshedpur, FC Gourav Mukhi me efekt të menjëhershëm. Komiteti Disiplinor i AIFF gjeti lojtarin Gourav Mukhi fajtor në bazë të provave të paraqitura prej tij, pranimeve të tij dhe deklaratave të Menaxherit të Akademisë U-16 AIFF në vitin 2015.

“Komiteti Disiplinor i AIFF gjithashtu vuri në dukje se regjistrimi ekzistues i Gourav Mukhi, si në Sistemin Qendror të Regjistrimit (CRS) ashtu edhe në Sistemin e Menaxhimit të Konkurrencës (CMS), do të qëndrojnë anuluar dhe revokuar me efekt të menjëhershëm, ku klubi dhe lojtari  duhet të dorëzojnë dokumentet origjinale të përshtatshme të vlefshme për regjistrimin e ri nën CRS dhe CMS. “-thuhet në komunikatën e Federatës.

Mosha e vërtetë e Muhki thuhet se është 28 vjeç, jo 16 vjeç që kishte pretenduar më parë.

Zjarr Tv Ad