Forcat e Anti terrorit zbarkojnë në kufirin shqiptar

0
155

Rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që në terren të zbarkojnë edhe forcat e Antit.errorit. Burime nga policia thanë për televizionin Klan se masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbërt për persona që konsiderohen me risk ose me prirje eks.tremiste.

Në të njëjtën kohë mësohet se, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH por edhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e çdo informacioni për parandalimin e ndonjë ngjarje kriminale nga personat që do të hyjnë gjatë kësaj periudhe në territorin shqiptar.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe shefin e inteligjncës së kësaj ambasade me dyshimin se kishin lidhje me dy su.lme ter.roriste që u parandaluan në vendin tonë. Dy iranianët që do të kryenin aktet u ndaluan në Mars të këtij viti pranë Kryegjyshatës Botërore pikërisht nga forcat e Anti  terrorit.

Zjarr Tv Ad