Trafikantët menduan se mund t’i iknin policisë në Costa del Sol. Por ndjekja dramatike në një prej plazheve më popullore në vend përfundoi me rezultat pozitiv për forcat e rendit. Në një moment, Roja Civile detyrohet të godasë skafin me të cilin po lëviznin trafikantët. Pas operacionit, policia lajmëroi se ka arrestuar tre persona në anije dhe një shofer që i priste ata në tokë. Të ndaluarit janë spanjollë dhe marokenë, rreth 30 vjeç të gjithë.




