Nga tani e tutje procedurat për blerjen e një arme do të jenë më të lehta për të gjithë brazilianet. Kjo si pasojë e një dekreti të nënshkruar këtë të martë nga Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro . Ai ka shënuar kështu hapin e parë drejt mbajtjes së premtimit të tij që ka bërë gjatë fushatës për të përmbysur rregulloret që u kanë ndaluar qytetarëve një gjë të tillë, ka bere te ditur Reuters.
Bolsonaro ka fituar zgjedhjet presidenciale me qasje të së djathtës ekstreme.
I njohuri si kapiten ushtarak, Bolsonaro ka nisur udhëheqësinë më 1 janar dhe tani dëshiron të shfuqizojë një ligj të vitit 2003 që u ndalon qytetarëve blerjen e armëve, me arsyetimin se brazilianët kanë të drejtë të blejnë armë dhe të mbrojnë veten nga kriminelët.
Ky dekret, i cili nuk do të jetë në fuqi, përveç nëse ratifikohet brenda 120 ditëve nga Kongresi, do të heqë disa kompetenca që ka pasur policia federale ndaj civilëve në këtë shtet.



