Greqi/ I riu shqiptar kapet duke transportuar 9 kg drogë

0
24

Nëntë kg marihuanë është sekuestruar gjatë një operacioni të policisë greke në kufi. Lënda narkotike po transportohej në Igumenicë me motor nga një 21 vjeçar shqiptar.  Në motor u gjeten dhe sekuestruan 18 pako me 9 kg marijuane.  Operacioni vijoi brenda qytetit te Igumenices ku u ndalua një mjet që drejtohej nga një grek 63-vjeç, i cili u arrestuar pasi me mjetin e tij shërbente për kontrollin e rrugës për kalimin e motorit me droge.  U sekuestruan edhe dy celularë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 

Zjarr Tv Ad