Trump dhe Kim nisin samitin me një darkë në Vietnam

0
14

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un do nisin të mërkurën samitin e tyre të dytë të profilit të lartë me një darkë. Bisedimet do përqëndrohen në heqjen e armëve bërthamore nga gadishulli korean gjatë takimit dy-ditor në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Para takimit me Kim, Trump do të takohet me kryeministrin e Vietnamit dhe me politikanët e tjerë. Dy liderat është planifikuar të hajnë darkën  në hotelin me pesë yje Metropole.

“Vietnami po lulëzon si disa vende në tokë. Edhe Koreja e Veriut do bëjë të njëjtën gjë, shumë shpejt nëse do denuklearizohet. Potenciali është i mrekullueshëm,”-shkroi presidenti amerikan në Tëitter.

Takimi i tyre i parë do jetë 20 minuta në orën lokale 18:40  dhe më pas do pasohet nga një darkë, sipas Shtëpisë së Bardhë. Dy liderat do zhvillojnë një sërë takimesh së bashku të enjten por axhenda e tyre e saktë nuk dihet.

 

Zjarr Tv Ad