Kryeministri Edi Rama teksa fliste për ndryshimet në ligjin e Vettingut në Polici ka sulmuar mediat e huaja. Rama listoi disa shifra që sipas tij tregonin që Policia dhe qeveria ka qenë të suksesshme, por shtoi se mediat e huaja janë kadrinj njësoj si mediat në vend pasi kanë bërë pasqyrim të ndryshëm nga realiteti.
“Ka shumë euro kadrinj që ngjajnë me kadrinjtë që kemi ne, por ata janë pafajshëm se ata dinë shumë pak për Shipërinë dhe gënjehen nga ato që u thonë”, tha Rama.
PJESË NGA DEKLARATA
Mua më vjen mirë që ne sot jemi nuk jemi në vend numëro, nuk mjaftiohemi me sa kemi arritur, por konfirmojnë sa kemi arritur dhe kemi një shtysë për të shkuar më tutje. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar miliona euro që ishin par atë krimit të organizuar.
Natyrisht ne nuk mund ta harrojmë se kur u zgjodhëm për të marrë mandatin e parë kryefjala ishte ka qenë kriminaliteti, kjo nuk është më, pasi kur zhvilluam fushatën për mandatin e dytë, jo vetëm për nuk ishte problem por policia ishte institucioni më i besuar publik. Sot në këtë seancë dhe më këto ndryshime që propozohen për tu bërë ligj që ne përpiqemi të përmirësojmë dhe nuk shikojmë vetëm ca kemi bërë.
Krimet kundër personit, ato që ishin bërë burim stresi në të gjithë vendin kur ne na u besua detyra, në vitin që lamë pas shënuan shifrën më të ulët. Sot ata që hodhën bojë të zezë kundër ministrisë së Brendshme e kanë drejtuar atë ministri, dhe e bënë atë veprim për ta eksportuar nëpër botë. Ata mblidhen në Tiranë për të kënduar himnin kombëtar dhe e nxinë më shumë Shqipërinë. Ka shumë euro kadrinj që ngjajnë me kadrinjtë që kemi ne, por ata janë pafajshëm se ata dinë shumë pak për Shipërinë dhe gënjehen nga ato që u thonë.
Kuvendi sot po diskuton ndryshimet në ligjin e Vettingut të Policisë, ku ka pasur përplasje mes ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me ministrit aktual, Sander Lleshaj.




