Nesër më datë 31 mars 2019 ndryshon ora. Akrepat shkojnë 60 minuta përpara. Kjo bën që të kthehet ora verore. Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Kjo do të thotë se më datë 31 mars 2019, ora 02.00 do të jetë 03.00. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.




