Brexit, Juncker: Durimit të BE-së po i vjen fundi

0
24

Bashkimi Evropian po e humbet durimin me Britaninë e Madhe rreth Brexit. Kështu ka deklaruar Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në një intervistë për televizionin shtetëror italian, Juncker ka thënë se do të donte që deputetët britanikë të mund të arrinin marrëveshje për lëvizje përpara në procesin e shkëputjes nga blloku.

“Kemi pasë mjaft durim me miqtë tanë britanikë, por durimit tonë po i vjen fundi”, ka thënë ai për RAI.

Presidenti i Komisionit ka shtuar: “E dinim që më parë se parlamenti britanik do të thoshte jo, por nuk e dimë as për çfarë mund të thotë, po”. Rreth mundësisë së mbajtjes së një referendumi të dytë, Juncker ka theksuar se gjithçka varet ekskluzivisht nga qytetarët britanikë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad