Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte në Itali ditën e diel, në një ceremoni ku u nderua me çmimin ndërkombëtar të Akademisë Bonifaciana, çmimin “Bonifacio \/III”. Vetë Berisha ia ka rrëfyer mbështetësve të tij në rrjetet sociale, këtë udhëtim në qytetin Anagni dhe pritjen që u bë atje. Ndërkohë në një postim të para pak momenteve në faqen e tij në facebook ish Kryeministri ka pëshkruar edhe me video pritjen që i është rezervuar.
Ja postimi i plotë:
Në sheshin kryesor të qytetit takime vellazërore me shqiptarët.
Miq, Anagni është qytet me 21 mijë banorë prej tyre 2100 janë shqiptarë. Unë u takova, drekova, bëra fotografi me shumë prej tyre.
Mirënjohje dhe krenar për punën e tyre si dhe ndjekësit vëllazëror që deshmuan ndaj meje dhe Lilit.




