Joao Mendes , djali i ish lojtarit të Barcelonës, Ronaldinho ka firmosur me Cruzeiron një kontratë që do ta mbajë të “lidhur” deri sa të mbushë 19 vjeç.
Marrëveshja u arrit të premten midis drejtuesve dhe lojtarit pasi ky i fundit shkëlqeu në akademinë e moshave me performancën e tij.
Drejtori i klubit brazilian, Amarildo Ribeiro pas nënshkrimit të kontratës tha fjalët më të mira për lojtarin.
“Joao Mendes është një lojtar interesant. Ka karakteristika të mira dhe besoj se do të përshtatet shpejt me ambjentin”.
Ribiero tha se fakti që 14 vjeçari ndodhet nën “hijen” e reputacionit të babait të tij, nuk përbën problem për sulmuesin.
“Kur ai erdhi për tu provuar tek ne nuk tha se ishte djali i Ronaldinhos, por u fokusua të jepte më të mirën nga vetja për të zënë një vend në skuadër”, përfundoi fjalën Ribeiro.
I lumtur për këtë arritje u shpreh dhe Mendes.
“Është dita më e bukur e jetës sime. Dua të falenderoj klubin që më dha këtë mundësi”, tha 14 vjeçari.
Joao Mendes firmosi me skuadrën braziliane një kontratë 5 vjeçare.



