Goli i shënuar në ndeshjen e djeshme të Serisë A, kishte një shije speciale për sulmuesin Dries Mertens. Belgu realizoi një perlë nga goditja e dënimit, që përkoi të ishte dhe goli numër 81 me fanellën e të kaltërve, duke barazuar një legjendë të klubit, por edhe të futbollit botëror si Diego Armando Maradona. Pikërisht legjenda argjentinase ditën e sotme i ka përcjellë urimet e tij nëpërmjet Instagramit, teksa i uron futbollistit të vazhdojë të shënojë edhe më shumë për Napolin.
“Dua të uroj Dries Mertens për 81 golat. Shpresoj me gjithë zemër të vazhdosh të shënosh edhe shumë gola për Napolin”, shkruhej në reagimin e Maradonës.




