102 kandidatë së PD kanë refuzuar marrjen e mandatit të deputetit

0
11

Shtohet lista e demokratëve që refuzojnë mandatin e deputetit. Vijon refuzimi masiv i procesit ilegjitim të zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të cilët i dogjën mandatet, sepse nuk dëshironin të ishin pjesë e një parlamenti të paligjshëm, të zgjedhur nga ortakëria e kryeministrit dhe mazhorancës me krimin e organizuar.

Deri më tani, ka mbërritur në 102 lista e kandidatëve të listës shumemërore të Partisë Demokratike që kanë refuzuar thirrjen e KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

Sot kësaj liste i janë shtuar Klement Çela dhe Fisnik Qosja. Në shënimin e tij në rrjetet sociale, Klement Çela, i cili ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, thotë se nuk mund të bëhej assesi pjesë e farsës së zëvendësimit të deputetëve.

 

Zjarr Tv Ad