Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Report TV, duke komentuar situatën e drejtësisë në vend, tha se Rama ka bërë të pamundurën në këto vite që të votojë ligje të njëanshme, të cilat i mundësojnë atij pushtet absolut
“Ndryshimet Kushtetuese janë në rregull fare, por ka ligje të cilat në këto dy vite Rama dhe grupi i tij i kanë votuar në mënyrë të njëanshme. Hallka e vetme është që aty duhet të hyjnë njerëzit e Ramës.
Kemi dy vite pa Gjykatë Kushtetuese, e cila është pjesë e gjithë legjislacionit. Pra luan rolin e senatit, ku certifikohen që është i ligjshëm në Gjykatën Kushtetuese. Dhe z Rama bën cfarë të dojë.
Formimi i Gjykatës Kushtetuese mund të shtyjë edhe 6 muaj.
Nuk ka komoditet më të madh për një diktaturë kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
Ky ka bërë ligj për pronat dhe nga 100 për qind që duhet tu japë pronarëve u jep vetëm 20 përind sepse kështu do ky.
Vettingu është një përrallë e madhe, ku kalojnë ata të Ramës dhe ku goditen kundërshtarët e tij.
Kjo është një luftë për ta kontrolluar sistemin Rama, jo Partia Socialiste.”, tha Shehi.



