Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore

0
12

Opozita publikon 10 detyrat konkrete të qeverisë tranzitore e cila do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

1.Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.

2.Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.

3.Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe  zgjedhësit.

4.Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.

5.Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.

  1. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
  2. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  3. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  4. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  5. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.
Zjarr Tv Ad