Tifozët e Arsenalit e kapin keq me Xhakën

0
30

Arsenali triumfoi me rezultatin 3-1ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, asistoi në golin e dytë të shënuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 26-të.

Por, tifozët e Arsenalit e kritikuan mesfushorin që luan për Zvicrën pas gabimit në golin e pësuar nga Valencia në minutën e 11-të, që e shënoi Mouctar Diakhaby. Një tifoz e ka quajtur Xhakën si lojtarin më të keq në historinë e Premierligës. Ndërkohë, një tjetër ka shkruar: “Përsëri Xhaka, lë hapësirë dhe e dhuron topin. Valencia po e sulmon atë sepse e dinë se ai është i dobët dhe i palëvizshëm”.

 

Zjarr Tv Ad