Nënstacioni në Fushë-Krujë/ Balluku: Investimet efiçente

0
32

Me një investim prej 1 miliardë lekësh të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, kanë një furnizim më të mirë me energji elektrike.

Investimi përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kv, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave si dhe shtrimin e 130 kilometra rrjet kabllor abc.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga administratori i OSHEE, Adrian Çela, inspektuan nga afër nënstacionin e ri.

Administratori Çela bëri të ditur se ky është hapi i parë i këtij investimi që do të pasohet me ndërtimin e nënstacionit permanent si dhe shtimin e tre fiderave të tjerë.

 

“Hapi i parë ka qenë gjithë shpronësimi i 4 mijë metrave katrorë për të impostuar në fillim nënstacionin mobile që ka filluar nga puna dhe për t’i hapur rrugë investimit tjetër që do të jetë nënstacioni permanent 110/20 ku futen në punë jo vetëm 5 fidrat aktual që janë lidhur me nënstacionin e lëvizshëm, por dhe tre fidera dhe më vonë dy fidra shtesë. Gjithashtu OST-ja është përgjigjur me investimin tjetër duke sjellë linjën 110 pranë këtij nënstacioni. Kjo është faza e parë që do të pasohet me fillimin e punimeve me nënstacionin e ri ku ne jemi në fazën e projektimit dhe brenda vitit do të fillojë nga puna”, deklaroi Çela.

 

Zjarr Tv Ad