Basha paralajmëron Ramën: Mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit

0
15

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Rama që mos bëjë të fortin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai tha se Rama, do të lutet të ketë fatin e Gruevskit.

Basha: Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti, zullumi dhe varfëria e  popullit, e ka mundur arroganca. Sot unë dhe PD e gjithë opozita jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të rikthyer demokracinë dhe shpresën e këtij vendi.  Sot orë, pas dramës së mbrëmshme, dhunës së parë kundër opozitarëve dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër dua ti bëj një paralajmërim Ramës. Mos i kalo caqet, mos bëj të fortin. Harroje se do të mbash  pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit.

 

Zjarr Tv Ad