Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në seancën e veçantë për Kosovën filloi fjalimin e tij para deputetëve serb. Fillimi i prezantimit të tij u ndërpre nga duartrokitjet. Të pranishëm në seancë janë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga radhët e Listës Serbe.
“Unë do të trajtoj një çështje të rëndësishme. Çfarë besojmë ne? Në gënjeshtër apo në të vërtetën? Pa këtë përgjigje, ne nuk do të dimë se çfarë jemi të aftë. Ku janë kufijtë e realitetit tonë, ku është Kosova ku është ‘Metohija’. Kush i udhëheq ato?”, tha Vuçiq në fillim të fjalimit të tij.
Ndër të tjera Vuçiq deklaroi se territori i Kosovës ishte i banuar nga ilirët dhe dalmatët kurse serbët u vendosën aty në shekullin e 7-të. Fjalimi i presidentit serb për Kosovën është duke vazhduar.




