Hysaj ‘shpërthen’ pas humbjes: Gafë e mbrojtjes, islandezi dribloi 5 lojtarë

0
34

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nuk kurseu kritikat për mbrojtjen.

Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes shkodrani tha se Shqipërisë iu mohua edhe një penallti.

“Patëm raste, por një nga ato dy momentet patëm edhe një penallti të mohuar. Nëse nuk shënojmë dhe nuk na japin penallti, do e humbim dhe ndeshjen”, tha fillimisht ai.

Momenti i pësimit të golit, 5 lojtarë rreth shënuesit…

Ishte gabim i joni, nuk mund të kalojë mes 5 vetave një lojtar. Edhe ata, 2 raste patën, nuk patën shumë. Duhet të sigurohemi më shumë.

Ndiheni mirë ti dhe Lenjani me sistemin e ri të Rejas?

Unë u gjenda shumë mirë, hera e parë ose e dytë që e bëj këtë rol. Besimin e kam për të shkuar përpara e kam, shpresoj të vazhdojmë kështu. Duhet të sigurojmë disa gjëra të vogla.

 

 

Zjarr Tv Ad