Rama nesër në Shkodër, PD bën gati protestat

0
14

Kryeministri Edi Rama po mbajë nesër takime elektorale në Shkodër.

Por Rama do pritet me protesta nga Partia Demokratike. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve shkodranë që ti bashkohen marshimit që do mbahet të enjten në orën 18:30.

Marshimi do fillojë nga sheshi para Bashkisë së Shkodrës dhe do vijojë në të gjitha rrugët e qytetit për largimin e kryeministrit.

“Partia Demokratike, Dega Shkodër i bën thirrje çdo shkodrani të na bashkohet ditën e nesërme, e enjte, 20 qershor në orën 18:30 në marshimin mbarëqytetar në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe votës. Ky marshim do të fillojë nga sheshi para Bashkisë Shkodër dhe do të vijojë në të gjitha rrugët e qytetit tonë. Bashkohuni me ne. Për një Shqipëri si gjithë Evropa. Rama ik,”-bën thirrje PD.

 

Zjarr Tv Ad