Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) është mbajtur seanca dëgjimore për gjyqtarin e Krimeve të Rënda, aktualisht edhe kandidat për anëtar të Gjykatën Kushtetuese, Luan Hasneziri.
Në lidhje me figurën e Hasnezirit, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i papërshtatshëm, pasi në vitin 2014 i është refuzuar viza për në SHBA, e padeklaruar kjo në formularin e ILDKPKI.
Hasneziri e ka argumentuar këtë fakt duke thënë se nuk ka pasur detyrim ta deklaronte, ndërsa ka vijuar se refuzimi për vizë, është ndryshe nga mos lejimi për futjen në një shtet.




