Wednesday, August 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Aplikimi për në universitet nis më 31 korrik, ja procedura që duhet...

Aplikimi për në universitet nis më 31 korrik, ja procedura që duhet ndjekur

0
28

Ankthi i njohjes me notat e provimeve ka përfunduar për maturantët, por për ta nis një fazë tjetër po kaq e rëndësishme. Këto ditë do t`i shërbejnë çdo maturanti për të vendosur për profesionin e jetës. Ata do të duhet të përllogarisin pikët në bazë të rezultateve të provimeve dhe notës mesatare.

Pas kësaj, duhet t`i drejtohen portalit U-albania, ku duhet të identifikohen me numrin personal dhe atë të maturës. Hapi i parë është printimi i faturës prej 2 mijë lekësh, pagesë që kryhet në postë apo në bankat e nivelit të dytë deri ne 25 korrik.

Pas dorëzimit të mandat-pagesës në shkollë, sekretaritë e shkollave duhet të japin konfirmimin brenda datës 26 korrik.

Aplikimi në institucionet e arsimit të lartë do të nis më 31 korrik.

Procedura do të jetë online, po në portalin U-albania, ku në bazë të pikëve, maturantët mund të rendisin deri në 10 preferenca ose thënë ndryshe 10 programe studimi në universitetet publike apo private.

Për plotësimin e tij, ata do të kenë afat deri më 5 Gusht.

 

Zjarr Tv Ad