Një 54 vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke në pikën kufitare të Kristalopigi, në përpjekje për të hyrë në Shqipëri.
Sipas policisë së vendit fqinj, 54-vjeçari është person i rrezikshëm, anëtar i një bande kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arresti e lëshuar nga hetuesi Kundravajtjeve në Kozani.
54-vjeçari shqiptar u shfaq në pikën e kalimit kufitar Crystallopigi në përpjekje për t’u larguar nga vendi, por nga kontrolli i dokumentacionit i ushtruar nga zyrtarët e Departamentit të Kontrollit Pasaportave gjetën kundër tij dokumentit e shpalljes në kërkim si person i akuzuar për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, si dhe trafikant droge dhe për armëmbajtje dhe eksplozivëve pa lene.
Menjëherë nga autoritetet policore të Sigurimit në Florina u bë arrestimi i tij.
Gjykata e Shkallës së Parë në Florina cili urdhëroi arrestimin e tij dhe transferimin në Kozani për tu përballur me akuzat e ngritura kundër tij.




