Gjykata e Lartë e SHBA tha se Presidenti Donald Trump mund të përdorë 2.5 miliardë dollarë fonde të Pentagonit për ndërtimin e një pjese të murit në kufirin jugor.
Gjykata vendosi të bllokojë vendimin e një gjyqtari federal në Kaliforni që pengoi Trump të shpenzonte paratë për ndërtimin e murit.
Muri, që ndan SHBA-në dhe Meksikën, ishte premtimi i madh i fushatës së Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Ai kundërshtohet ashpër nga demokratët.
Vendimi i Gjykatës Supreme do të thotë se paratë do shpenzohen për projektin e murit në Kaliforni, Arizona dhe Neë Mexico.
Gjykata në Kaliforni argumentoi se Kongresi nuk kishte autorizuar në mënyrë specifike fondet për t’u përdorur për ndërtimin e murit.
Në një postim në Tëitter, Trump e përshkroi vendimin si një “fitore të madhe”.




