Fier:PS-ja “pushton” bashkine, kryetarja lokale Gentiana Cakrani lihet prapa liste!
Sot u zhvillua ne ambjentet e bashkuse se Fierit konstituimi i keshillit te ri bashkiak.Sipas burimeve tona ne kete qytet dhe informocioneve te medias bashkia nga tash e tutje do te udhehiqet as me pak e as me shume njesoj si ne kohen e Pali Miskes dhe Adil Carcanit. Te gjithe keshilltaret jane te majte se bashku me tre aleate te partise se Paskal Milos! Ne kete keshille sipas nje veshtrimi te pergjithshem te emrave dominojne te rinj dhe aty ketu ndonje emer nga kasta e vjeter e Partise socialiste. Dhe per kete perfaqesim ne keshill burime konfiďenciale nga selia roze na thone se qejfmbetjet jane te shumta. Por ne fakt nuk eshte qellimi ketu i kesaj analize! Nese keshilli bashkik ne kete bashki ka shumice absolute i perket ndoshta nje tjeter analize dhe per shkak te situstes zgjedhore pa kandidate rivale. Ne kete keshill si asnjehere tjeter eshte thyer nje kornize politike qe ka funksionuar prej vitesh.Kreu i Partise ka qene i perfaqesuar i zgjedhur ne keto keshilla. Gentiana Cakrani, kreu aktual i PS nuk eshte pjese e ketij keshilli! Eshte nje shmangie e qellimshme apo ndonje strategji e grupeve te interesit brenda kesaj dege, ngelet per tu pare.Realisht Cakrani erdhi pa u ndjere ne krye te PS ne Fier. U tha atehere se suport i “gradimit” te saj politik ishte kreu Armando Subashi. Ne fakt ashtu ndodhi! Per zgjedhjen e saj pati zera pa zhurme ne antaresi si nje person i ardhur pa kontribute ne PS. Gjithsesi ajo jo vetem shijoi e shijon kryetarllekun politik por mban dhe postin e n/kryetares se bashkise! Me dy kunguj nen sqetull Gentiana vazhdon karieren e saj. Mos zgjedhja e saj ne forumet lokale sic eshte keshilli bashkiak i ka shtuar zerat ne PS dhe peshorja eshte gati e barazpeshuar. Thone se kaq ishte shkelmimi i saj politik sikunder nje pjese tjeter thone qe me suportin me te cilin u ngrit ne detyre mund te jete neser ne listkandidimin per deputete. Pertej burimeve tona dhe kesaj analize te shkurter nje gje eshte e sakte. Qejfmbetjet dhe pakenaqesite brenda PS dhe Rilindjes kane plas….




