Deliri dhe mashtrimet e Edi Ramës në konferencën e sotme me gazetarët, nuk kishin limit. Kulmin e kapi kur u pyet nga gazetari i emisionit të Sokol Ballës, Thimio Samarxhi, për bisedën që kishte pasur pak ditë më parë me presidentin e Francës Emanuel Macron.
Duke pretendua se biseda ishte “sekret i madh”, ai pasi tha se me Macron ka një marrëdhënie më të afërt se sa me të tjerë, tregoi se ai e kishte mbajtur në telefon më shumë se një orë, duke i folur për “hallet” e Europës dhe se biseda ishte kërkuar nga presidenti i Francës.
“Për sa i përket bisedës asnjëherë nuk i ndaj nëse nuk janë formale dhe të dakordësuara për t’u ndarë me publikuan. Me Macron kam një marrëdhënie më të afërt sesa me shumë të tjerë. Kërkoi të flasë me mua rreth një orë apo diçka më shumë dhe zgjati shumë dhe u detyrova të shkoj me vonesë në asamble. Folëm për Europën dhe rajonin, temat që diskutojmë gjithmonë”, deklaroi Rama.
Fakt është se Franca nën udhëheqjen e Macron, ka qenë teje kritike ndaj Shqipërisë së Edi Ramës, veçanërisht për çështjen e emigracionit shqiptarë drejt këtij vendi. Madje mediat franceze kanë raportuar, se qeveria franceze e ka kërcënuar fare hapur atë shqiptare për këtë çështje. Gjithashtu Macron është ndër kryeministrat më skeptikë e kundërshtues të BE-së, për hapjen e shpejtë të negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu “marrëdhënien shumë të afërt” që ai ka me Edi Ramën e tregoi së fundmi, duke vizituar Beogradin dhe shmangur Tiranën për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.




