Godet Kapexhiu/ Beketi-Ramës: Mbushe, mbushe plot thesin tim, me djersën e shqiptarëve!

0
13

 

Edi Rama deklaroi se këtë konferencë të jashtëzakonshme që kishte thirrur paraditen e sotme e kishte “për ekonominë”, por pas fjalës së tij gazetarët mund ta pyesnin për çfarë të donin.

Dhe në fakt ai “grusht” gazetarësh aty e pyetën edhe për bisedën “sekrete” me presidentin francez Macron për të cilën Rama nuk tregoi në fakt asgjë, por të gjithë në bllok “harruan” ti kërkojnë një shpjegim për çështjen Beketi. Bëhet fjalë për një goditje prej prej 110 milon eurosh që ky biznesmen ka bërë në Gjykatën e Strasburgut kundër qeverisë Rama. Një shumë marramendëse që pritet të rritet edhe më tej në gjyqet e tjera që janë në radhë. Të gjitha këto para do të paguhen nga shqiptarët edhe pse faji është personal i vetë kryeministrit Edi Rama, i cili për një kapriço të tij mbylli televizionin “Agon” dhe bizneset e tjera të Beketit, në mënyrë të jashtëligjshme.

Pikërisht këtë temë ka trajtuar në punën erdhës mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu; Tani jemi në një situatë kur biznesmeni italian ka hapur thesin dhe i thotë Ramës; Hohooo, mbushe me milionat e popullit shqiptarë…

 

Zjarr Tv Ad