Qeveria ka miratuar buxhetin fillestar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2019.
Mësohet se, buxheti do të jetë 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit këtij viti.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngarkohen për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.




