Ajeti: Luajmë me zemër për kombin tonë

0
43

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën doli edhe mbrojtësi i Grasshopper, Arlind Ajeti. Në fjalën e tij, 25 vjeçari pohoi se atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe kjo do i mjaftojë për të arritur te sukseset.

Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë. Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. 

“Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi. Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë, duke dhënë gjithçka kemi. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep trajneri.”-tha Ajeti.

Takimi mes Islandës dhe Shqipërisë është programuar për tu zhvilluar të shtunën e 8 qershorit duke nisur nga ora 15:00.

 

Zjarr Tv Ad