Një aksident automobilistik është shënuar në qytetin e Shkodrës, për pasojë ka mbetur pasagjeri, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, ku shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trotuarin.
Mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet Gjovan Vocaj 23 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin që u përplas. Ndërkaq drejtuesi i mjetit 54-vjeçari Muhamet Mehaj ndodhet ka marrë plagë të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




