Aksident në Thumanë, përplasje e fortë mes dy makinave, ka të plagosur

0
13

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Thumanë pak minuta më parë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nuk dihet ende gjendja e tyre, ndërsa në videon e siguruar nga LSA, shihet se ata po marrin ndihmë nga kalimtarët e rastit.

Dëmtimi në makinat e përplasura është i madh, çka tregon se përplasja ka qenë e fortë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Zjarr Tv Ad