Wednesday, August 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Aksion si nëpër filma, policia ndërhyri në momentin që po bëhej shkëmbimi...

Aksion si nëpër filma, policia ndërhyri në momentin që po bëhej shkëmbimi i mallit. Efektivi i RENEA-s ishte shoferi i…

0
292
Zjarr Televizion Adccccc

Ditën e sotme u zhvillua një operacion antidrogë, që çoi në pranga një efektiv të forcave RENEA dhe 2 persona të tjerë.

Operacioni u zhvuillua në zonën e Ndroqit rreth orës 11:00 të paradites dhe u arrestuan shtetasit Xhulio Liçi 28-vjeç (efektiv i RENEA-s), Ded Nimani, 62 vjeç, dhe Luan Gaçi, 43-vjeç.

Teksa policia i kishte vënë nën vëzhgim, tre personat e arrestuar u takuan në rrugën e vjetër të Ndroqit. Në ambientet e jashtme të lokalit ishte parkuar një automjeti tip ‘Benz’, ku ndodhej lënda narkotike, në timonin e të cilës ishte shtetasi Luan Gaçi.

Një makinë tjetër në të cilën ndodheshin në timon efektivi Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Ninami shkoi të merrte mallin, por ndërhyrja e policisë teksa bëhej shkëmbimi, solli arrestimin në flagrancë të tre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Droga sipas policisë shpërndahej më pas në zona të ndryshme të Tiranës si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore.

ShÇBA kishte nisur hetimin pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative se efektivi Xhuljo Liçi ishte pjesë e trafikut të kokainës.

Zjarr Tv Ad