Aktivistja Xheni Karaj: Shteti duhet t’i paguajë gratë për punët e shtëpisë

0
12

Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT+, Xheni Karaj, ka deklaruar në studion e emisionit “Log.” në News24 se gratë duhet të kompensohen nga buxheti i shtetit për punët e shtëpisë.

Karaj theksoi se punët e papaguara në shtëpi përbëjnë një pengesë serioze për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në arsim.

“Një grua në Shqipëri kalon mesatarisht 5 deri në 6 orë në ditë duke bërë punë të papaguar. Ndërkohë, burrat kryejnë vetëm 2 orë ose më pak. Kjo nuk është thjesht çështje kulture, por edhe një çështje ekonomike dhe sociale,” deklaroi Karaj.

Sipas saj, rreth 45% e grave në vend ndodhen jashtë tregut të punës pikërisht për shkak të detyrimeve të brendshme që nuk njihen dhe nuk shpërblehen nga sistemi.

Në këtë drejtim, Karaj bëri një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj shtetit, duke propozuar që të ndërmerren masa konkrete për kompensimin e punës së papaguar që kryejnë gratë.

Zjarr Tv Ad