Aktori amerikan me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka vizituar sot zyrën e kryeministrit Edi Rama, ku kanë realizuar edhe xhirimet për dokumentarin e ri amerikan për Shqipërinë.
Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi në zyrë, ndërsa shkruan: “BLUES BROTHERS! Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery🇦 Channel”
Kujtojmë që aktori Belushi prej disa ditësh ka mbërritur në Shqipëri. Ai ka postuar foto nga Tirana, ku shfaqet krah miqve të tij. Një ditë më parë në një foto, aktori shkroi: “E dua këtë vend”




