Sunday, August 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Akuza për spiunazh, rusët dhe ukrainasi që sulmuan ushtarët në uzinën e...

Akuza për spiunazh, rusët dhe ukrainasi që sulmuan ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh dalin sot në Apel, kërkojnë lirinë

0
22

Nis në Apelin e Durrësit gjyqi për tre shtetasit ruse dhe ukrainas, të cilët e akuzohen për spiunazh. Tre të rinjtë kërkojnë lirimin nga burgu. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Në 24 gusht Gjykata e Elbasanit ka vendosur ‘arrest me burg’ për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.

Zjarr Tv Ad