Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë

0
10

 

“Shqipëria shumë shpejt do ketë një sistem drejtësie të ndershëm”.

Kështu është shprehur Ambasada Amerikane në vendin tonë, duke u shprehur se Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur.

Në një postim në faqen zyrtare Facebook, ambasada qetësoi shqiptarët, duke theksuar se reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.

Postimi i plotë

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë, reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.

 

Zjarr Tv Ad