Analisti Arjan Curri, gjatë një interviste televizive, deklaroi se Edi Ramën mund ta mundë vetëm një grua, ndaj ai përshëndeti kandidimin e Edit Harxhit, për kryetare të Partisë Demokratike.
Arjan Curri: Për mua qëndron ajo që thotë zonja Harxhi. Në logjikë qëndron, sepse nuk ka rrugë tjetër, qoftë edhe për ta demitizuar Bashën si të pa sfidueshëm. E vetmja mënyrë është të sfidohet nga nje grua. Kam thënë, vetëm një grua e mund Lulzim Bashën. Vetëm ajo grua që mund Bashën, ajo rrëzon edhe zotin Rama!
Kjo për arsyen sepse kanë ardhur koha që një element estetik të Ramës, që është universal… Në fillim antikët mendonin se njerëzit ishin androgjenë dhe kishin të dyja gjinitë. Tek mashkulli flitet që ka të dyja gjinitë, kanë edhe testosterone edhe feromon. Androgjenët ishin të pamposhtshëm. Rama mund të mundet vetëm nga një grua.
Fakti që zonja Harxhi, merr përsipër të sfidojë gjithë atë mentalitet në PD, merr një sfidë prej burrneshe. Mendoj se zonja Harxhi i ka të gjitha shanset.




