Friday, April 3, 2026
Ballina Aktualitet Argumenti që përdori Safet Gjici për ankimim në Apel të masës së...

Argumenti që përdori Safet Gjici për ankimim në Apel të masës së “arrestit me burg”

0
369

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e “arrestit me burg”.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit për prishje të vendimit të Shkallës së Parë. Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në Gjykatën e Apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video-skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së Bashkisë Kukës, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar vajzën që shfaqet në video, Alma Kaçin për të realizuar atë.

Zjarr Tv Ad