Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është “përplasur” me moderatoren Hygerta Sako, teksa flitej për bojkotin e Ligës Profesioniste dhe presidentëve të Superligës.
Duka është shprehur se; kjo që po ndodh tani, nuk është një luftë mes futbollit dhe qeverisë apo kryeministrit Rama, por një kërkesë për të përmirësuar sportin. I ftuar në emisionin “Java” në “Rtsh”, Duka është shprehur se; ky është një bojkot i cili është zgjedhur nga vetë klubet, që duan plotësimin e kërkesave, teksa shton me tej se nuk ndihet fajtor për eliminimin e Tiranës.
Presidenti Duka, i shmanget pyetjes nëse ndihej fajtor për humbjen e Tiranës, duke thënë se “për mua Hygerta është më shumë Miss se sa gazetare”.
Kjo bëri që moderatorja t’i përgjigjej menjëherë, duke i thënë “unë nuk jam e bukur, por jam gazetare prej 25 vitesh”.


