Arrestohet 54-vjeçari shqiptar/ Policia greke: Anëtar i një bande kriminale, person i rrezikshëm

0
31

 

Një  54 vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke  në pikën kufitare të Kristalopigi, në përpjekje për të  hyrë  në Shqipëri.

Sipas policisë së vendit fqinj, 54-vjeçari është person i rrezikshëm, anëtar i një bande kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arresti e  lëshuar nga hetuesi Kundravajtjeve në Kozani.

54-vjeçari  shqiptar u shfaq në pikën e kalimit kufitar Crystallopigi në përpjekje për t’u larguar nga vendi, por nga  kontrolli i dokumentacionit i ushtruar  nga zyrtarët e Departamentit të Kontrollit Pasaportave gjetën kundër tij  dokumentit e shpalljes në kërkim si person i akuzuar për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, si dhe trafikant droge dhe për armëmbajtje   dhe eksplozivëve pa lene.

Menjëherë nga autoritetet policore të Sigurimit në  Florina u bë arrestimi i tij.

Gjykata e Shkallës së Parë në Florina cili urdhëroi arrestimin e tij dhe transferimin në Kozani për tu përballur me akuzat e ngritura kundër tij.

 

 

Zjarr Tv Ad